E prezantoi Kurti si prurje e vlefshme në VV, profesori nga Prizreni e braktisë për AAK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E prezantoi Kurti si prurje e vlefshme në VV, profesori nga Prizreni e braktisë për AAK-në

    Insajderi
    24 March 2024 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i shkencave pyjore, Yll Kortoçi që dikur bëri krenar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për anëtarësimin në partinë e tij, tash e disa ditë ka lënë Kurtin dhe i është bashkuar koalicionit AAK-Nisma.

    Forumi Intelektual Europa 2030 i është bashkuar koalicionit Aleanca për Ardhmërinë Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Bashkë me grupin edhe profesori nga Prizreni, Yll Kortoçi ditëve të fundit ka kaluar në AAK, shkruan Gazeta Insajderi.

    Insajderi e ka kontaktuar, por ai nuk është përgjigjur as në mesazhe për të treguar pse u largua nga VV-ja.

    Kurti në vitin 2019 ishte mburrur me anëtarësimin e tij në VV duke e cilësuar si prurje të vlefshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark