Vdekja e vëllait të kryetarit te Istogut, nga Prokuroria flasin për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e vëllait të kryetarit te Istogut, nga Prokuroria flasin për Insajderin

    Insajderi
    24 March 2024 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.

    Insajderi merr vesh se personi i vdekur është Triumf Ferat, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

    Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Pejës.

    “Po, Prokurori i Krimeve te renda ka dal ne vend te ngjarjes bashke me njesitet relevante policore. Trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion. Jane duke u ndermarre veprimet e nevojshme”, ka thënë Shkodran Nikqi për Insajdrin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark