Insajderi
Lajme

Hoxhaj publikon foton e një aeroplani ushtarak që ruhet në Lituani: Hodhi më së shumti bomba mbi Serbi

Insajderi
24 March 2024 - 21:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoxhaj publikon foton e një aeroplani ushtarak që ruhet në Lituani: Hodhi më së shumti bomba mbi Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka publikuar në Facebookun e tij një aeroplan ushtarak.

Ai tha se ky është aeroplani i cili ka hedhur më së shumti bomba mbi Serbi dhe u shpreh se tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani

“Ky aeroplan në fotografi ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe është aeroplani që ka hedhur më së shumti bomba mbi Serbi e tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani”.

“Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë”, u shpreh Hoxhaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark