Insajderi
Lajme

“Jemi bashkë në këto çaste të rënda” Kurti ngushëllon familjen Ferati

Insajderi
24 March 2024 - 23:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Jemi bashkë në këto çaste të rënda” Kurti ngushëllon familjen Ferati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ngushëlliem për vdekjen e hershme të Triumf Feratit nga Istogu ka shprehur edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Kurti lajmin për vdekjen e tij e ka quajtur pikëllues e tronditës.

 “Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të. Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët”, shkruan Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për humbjen e Triumf Feratit.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të.

Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët.

Shpirti i Triumfit pushoftë në paqe!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark