"Me të na iku dhe një mik, një aktivist e një njeri i jashtëzakonshëm"- Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Triumf Feratit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me të na iku dhe një mik, një aktivist e një njeri i jashtëzakonshëm”- Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Triumf Feratit

    Insajderi
    24 March 2024 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një dedikim ngushëllimi për familjen e kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, me rastin e humbjes së vëllait të tij, Triumfit.

    Abdixhiku thotë se në këto momente të rënda, i qëndron pranë familjes Ferati, transmeton klankosova.tv.

    ”E dashura zonja Drita,
    Në momente si këto, njeriu ngrinë nga fjalët. Përballë dhimbjes së madhe e trishtimit të thellë, ato humbasin gjithë peshën. Sot, s’kam fjalë për të përshkruar dhimbjen për humbjen tonë e tuajën!
    Triumf Fadil Ferati, na la. Iku herët.
    Me të na iku dhe një mik, një aktivist e një njeri i jashtëzakonshëm. Pas vete na la veçse kujtimet, ato që të përmallojnë në plotni. Triumfi, apo Trimi siç e thërrisnim të gjithë, ishte një djalë i urtë e i dashur – ai gjithnjë rrezatonte përplot ngrohtësi. Tregonte kujdes e shprehte mbështetje ndaj secilit prej nesh! I kishte ngjarë të atit; bashkëshortit tuaj, asnjë habi.
    Ikja e tij e hershme është humbje jo vetëm për familjen tuaj, por dhe gjithë qytetin e Istogut e gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës!
    Në këto momente të rënda, unë e secili anëtar i Lidhjes, qëndrojmë afër me ju, me Besën e me Ilirin. Qenka e rëndë vizita në shtëpinë tuaj pa Trimin tonë mes jush. Zoti ju dhashtë forcë!
    Pusho në paqe Triumf!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark