Skandali i rezervave shtetërore, Kica-Xhelili paralajmëron kallëzim penal, nëse Hajdari vazhdon të fsheh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i rezervave shtetërore, Kica-Xhelili paralajmëron kallëzim penal, nëse Hajdari vazhdon të fsheh

    Insajderi
    25 March 2024 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, duke folur për rezervat shtetërore, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se u ka thënë deputetëve të VV-së se duket bërë kallëzim penal, nëse siç u shpreh ajo, ministrja Hajdari vazhdon të fshehë, e ata vazhdojnë ta mbrojnë.

    Kica-Xhelili tha se ata e morën shumë personale, madje u shpreh se njëri i kishte thënë që po kërcënon.

    “Roli i deputetit nuk është të mbroj hajni të dyshuar. Sot u thash deputetëve të VV se duhet bërë kallëzim penal, nëse Ministrja Hajdari vazhdon të fsheh, e këta vazhdojnë ta mbrojnë. E morën shumë personale disa. Madje njëri më tha: po kërcënon. Po kërcënoj me çka? Me drejtësi? Me procedurë të ligjshme gjyqësore? Komisionin hetimor për meill e vaj, VV nuk e la të funksionoj. 3 muaj sabotim e 3 muaj manipulim”, ka shkruar ajo.

    Kica-Xhelili tha se meqë ministrja po refuzon t’i dorëzoj dokumentet, sipas saj një hall duhet ta ketë.

    “Ministrja po refuzon t’i dorëzoj dokumentet. Një hall duhet ta ketë. E VV po e mbron dikë që dyshohet për krim. Çka i bën kjo ata? Mos të harrojmë – ne kemi imunitet funksional, por nuk jemi imun ndaj ndjekjes penale.  Kushdo që ndjehet i kërcënuar, është dashur të mendoj para se ta sjell veten në situatë që të frikësohet nga hetimi penal”, shkroi tutje ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark