
Gjuha seksiste, po bëhet si diçka e zakonshme në diskursin publik. Përpos RTK’së që kishte rastin e fundit me Adi Krastën, tani edhe televizioni nacional KTV po lëshon gabime të tilla.
Mbrëmë gjatë emisionit në KTV, analisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar pamjen fizike të Dora Bakojanis, raportuese e Kosovës për anëtarësimin në Këshill të Evropës.
Në emision, analisti Agim Sopi e ngatërron, me shumë gjasë paqëllimshëm, gjininë e Bakojanis.
“Konsideroj që propozimi i zotit Bokujanis…” – thotë Agim Sopi, analist i përhershëm në KTV.
Ndërsa në ndërhyrjen e tij, Spahiu rrëshqet në seksizëm të pastër, duke e komentuar në mënyrë pezhorative dukjen e Bokajanis dhe denigruar atë.
“Zonjës, ka musteqe, por zonjë është megjithatë” – tha ai.
Seksizëm i zakonshëm në Live Tv 🤮 pic.twitter.com/4G2cqtx9Ku
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) March 27, 2024