Rrugët ilegale në veri, pak shpresë se mund të mbyllen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrugët ilegale në veri, pak shpresë se mund të mbyllen

    Insajderi
    31 March 2024 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për mbylljen e disa rrugëve ilegale dhe parandalimin e kontrabandës në veri, është krenuar së fundmi kryeministri Albin Kurti, duke i paraqitur si suksese të qeverisjes së tij tri vjeçare.

    Njoftimet mbi parandalimin e kontrabandës në veri të vendit, janë kthyer në njoftime të zakonshme të Policisë së Kosovës.

    Me to po krenohet edhe i pari i ekzekutivit.

    Albin Kurti, si sukses të qeverisjes tri vjeçare e ka renditur edhe mbylljen e rrugëve ilegale në veri të vendit e poashtu parandalimin e kontrabandës në atë pjesë.

    Por, koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, sheh vështirësi në këtë proces.


    “Prej rastit të Banjskës, prej 24 shtatorit e këndej janë bërë plane tjera dhe janë katërfishua patrullat dhe KFOR-i e ka shtua patrullimin dhe mundemi më thanë se janë ngrit masat e sigurisë e kontrollit. Luan rol edhe pajisjet e sofistikuar. Por nuk mundemi më ndalu tërësisht është shumë vështirë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Rrahman Sylejmani- koloneli në pension i Policisë së Kosovës.

    Pengimi i tërësishëm i kontrabandës në veri, sipas njohësve të çështjeve politike, mund të bëhet vetëm me një kusht.

    “Kemi pas vazhdimisht hyrje ilegale coftë të mallrave poashtu të grupeve terroriste, vigjilenca poashtu monitorimi i kufirit është shtu ka pas tentim për bllokimin e rrugëve ilegale por është një perimetër i kufirit mjaft i gjanë dhe kur nuk ka vullnet pala tjetër për ketë vetëm nga një palë është goxha e zorshme,” ka thënë Fidan Ukaj- analist

    Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, në pjesën veriore të Kosovës pjesë janë mbyllur 27 rrugë ilegale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark