O’Brien jep detaje nga biseda me Osmanin: Diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare dhe Asociacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Brien jep detaje nga biseda me Osmanin: Diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare dhe Asociacionin

    Insajderi
    01 April 2024 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, për bisedën telefonike me presidenten Vjosa Osmani tha se kanë diskutuar për rëndësinë dhe zbatimin e vlerave monetare.

    Ai shtoi se në këtë telefonatë u fol edhe për përmbushjen e zotimeve të dialogut të Bashkimit Evropian si nga ana e Kosovës ashtu edhe e Serbisë.

    Për Kosovën ai tha se këtu përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

    Kështu bëri të ditur O’Brien përmes një postimi në X.

    “Telefonatë e mirë me Vjosa Osmanin sot. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimin e rregullave monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin AKS-në”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark