Atentati ndaj kryetarit të Haraçinës- Publikohet momenti kur sulmuesi largohet nga vendngjarja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Atentati ndaj kryetarit të Haraçinës- Publikohet momenti kur sulmuesi largohet nga vendngjarja

    Insajderi
    01 April 2024 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibrahimi ka qenë cak i një sulmi me kallashnikov që ndodhi të hënën në drejtim të stafit të komunës.

    Atentati ndodhi derisa kryetari ishte duke bërë disa mbikëqyrje të punimeve  në një rrugë atje.

    Mbi 20 të shtëna raportohet se janë dëgjuar nga vendi i ngjarjes. Aty mbetën të plagosur dy persona.

    Portali X ka publikuar një video ku shihet momenti kur sulmuesi largohet nga vendi i ngjarjes pasi ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të ekipit të komunës së Haraçinës.

    @portalix_ Momenti kur sulmuesi largohet nga vendi ngjarjes pasi gjuan me armë zjarri drejt ekipit të Komunës së #Haraçine ♬ original sound – PortaliX


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark