Kush nga fëmijët e vrau Pëllumb Metën? Avokati: Kush e tërhoqi këmbëzën nuk… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush nga fëmijët e vrau Pëllumb Metën? Avokati: Kush e tërhoqi këmbëzën nuk…

    Insajderi
    03 April 2024 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Kujtim Cakrani dhe avokati Rome Kara kanë qenë të ftuar në “Breaking”, ku ndër të tjera kanë folur edhe vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij në Shënavlash.

    Sipas avokatit Kujtim Cakrani arsyeja e vërtetë e një krimi në familje mund të jetë shumë e vështirë për ta gjetur si në Shqipëri ashtu dhe në botë. Ndërsa avokati Romeo Kara ka dhënë një këshillë për të rinjtë ku shprehet se “një prind i mirë respektohet, ndërsa një prind i keq, durohet”.

    Kujtim CakraniËshtë një krim që e dinë vetëm ata që e kanë kryer dhe ai i ndjeri që ka ndërruar jetë. Është një krim që e dimë kush e ka kryer, por cilat janë arsyet dhe rrethanat e këtij krimi, është shumë e vështirë, jo vetëm këtu në Shqipëri, por çdo krim që ndodh në familje është shumë e vështirë për të gjetur detajet dhe arsyet e vërteta të krimit.

    Romeo Kara: Prindi i mirë respektohet, prindi i keq durohet. Nuk zgjidhen kështu punët brenda familjes, megjithatë që e vranë ata e vranë ata. Se kush e tërhoqi këmbëzën nuk ka rëndësi. Ata janë të gjithë të mpleksur në këtë çështje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark