"Vrasje me pagesë" Arrestohen dy të dyshuar që planifikuan vrasjen e një perrsoni në vitin 2023 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vrasje me pagesë” Arrestohen dy të dyshuar që planifikuan vrasjen e një perrsoni në vitin 2023

    Insajderi
    04 April 2024 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar pasi në muajin tetor-nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para personit tjetër në mënyrë që ta kryente një vrasje.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Përgatitje për vrasje të rëndë”.

    Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark