Krimin monstruoz në Serbi dyshohet se e kryen dy punëtorë komunalë- shkelën 2 vjeçaren me veturë,  trupin ia hodhën në një deponi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Krimin monstruoz në Serbi dyshohet se e kryen dy punëtorë komunalë- shkelën 2 vjeçaren me veturë,  trupin ia hodhën në një deponi

    Insajderi
    04 April 2024 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediumi “Klix.ba” ka publikuar detaje të reja për rastin e 2 vjeçares, Danko Ilic, e cila u vra mizorisht para disa ditësh në Serbi.

    Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se e kanë goditur për vdekje me veturë një vajzë të vogël e më pas trupin e saj e kanë gjuajtur në një deponi përgjatë rrugës në “Starobanjki put”, afër Borit.

    Ky medium ka raportuar se dy të dyshuarit janë punëtorë të komunës.

    Njëri është me inicialet S.J nga fshati Luka, ndërsa tjetri D.D nga fshati Zlot. Të dy janë 50 vjeçarë.

    “Klix.Ba” raporton se S.J dyshohet se e ka goditur të ndjerën me veturën e tij zyrtare. Pastaj, bashkë me kolegun e tij D.D trupin e pajetë të 2 vjeçares e kanë futur në bagazh dhe më pas e kanë gjuajtur në një deponi në anën e djathtë të rrugës “Starobanjski put”, afër Borit.

    E gjithë kjo ka ndodhur më 26 mars, rreth orës 01:52, 7 minuta pasi vajza ishte zhdukur, sipas raportimit të nënës.

    Vdekja e 2 vjeçares ishte bërë e ditur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark