Insajderi
Shqipëri/Rajon

I arrestuar në Korenë e Jugut për vrasje, 50-vjeçari do ekstradohet nesër në Shqipëri

Insajderi
04 April 2024 - 16:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I arrestuar në Korenë e Jugut për vrasje, 50-vjeçari do ekstradohet nesër në Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

50-vjeçari Ervin Shahini i arrestuar në Korenë e Jugut dhe i shumëkërkuar nga Shqipëria pritet të ekstradohet nesër në Shqipëri.

Ky shtetas rreth viteve 1998 ka kryer krim të rëndë për të cilën gjykata e ka dënuar më burgim të përjetshëm. Shahini vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995. Ai u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje. Ishte arratisur në 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër.

50-vjeçar u arrestua me 26 janar të këtij viti në Koren e Jugut. Shahini jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumente false.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark