Liverpooli nis negociatat me Ruben Amorim - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Liverpooli nis negociatat me Ruben Amorim

    Insajderi
    05 April 2024 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo do të jetë sfida e verës për Liverpool-in. Me largimin e paralajmëruar të Jürgen Klopp, drejtuesit e Reds po bëjnë presion për të gjetur shpejt pasardhësin e tij.

    Dhe prej disa muajsh emra të ndryshëm po përmenden.

    Më seriozi ishte padyshim Xabi Alonso që shkëlqeu për Bayer Leverkusen. Por tekniku spanjoll vendosi të vazhdojë aventurën e tij në Gjermani.

    Një kandidat më pak për Liverpool që kanë një pistë tjetër aktive. Ai që çon te trajneri i Sportingut, Ruben Amorim.

    Sipas informacioneve të Footmercato, trajneri 39-vjeçar është i kërkuar. Ai ka një klauzolë prej 20 milionësh nëse një klub i huaj dëshiron t’i ofrojë.

    Kjo klauzolë rritet në 30 milionë nëse një konkurrent portugez dëshiron ta marrë atë. Liverpool tashmë ka nisur diskutimet me agjentin e trajnerit portugez, i cili është edhe ai i Luis Diaz, lojtar i Reds.

    Ruben Amorim është i interesuar për këtë projekt por dëshiron të përqendrohet në fund të sezonit me Sportingun. Por ai mbetet zgjedhja numër një e Liverpool-it, transmeton Gazeta Express.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark