"Arbeni i Ministrisë së Shëndetësisë më ka trajtuar si të isha Radojçiqi" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Arbeni i Ministrisë së Shëndetësisë më ka trajtuar si të isha Radojçiqi”

    Insajderi
    05 April 2024 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Infermieri, Enlirat Duraku ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në grevën katër ditore që e mbajti e ka trajtuar atë sikur të ishte kryeterroristi, Milan Radojçiq.

    Sipas tij, ministri ka injoruar faktin që ai është profesionist shëndetësor.

    “Në grevën e mbajtur 4 ditore Arbeni i Ministria e Shëndetësisë më ka trajtuar si të isha Radojqiqi, duke e injoruar faktin dhe realitetin që unë isha profesionist shëndetësor dhe në grevë me kërkesa të cilat janë derivate të ligjeve në fuqi dhe i takojnë komuniteteve infermierore”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Sot pres të njejtin Arben t’a ndëgjoj duke e lavdëruar profesionin e infermierit në Kongresin e II-të Ndërkombëtar të Infermierëve të organizuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës”.

    Ai e ka quajtur hipokrit Vitinë.

    “Hipokrit bre. Te shohim se a ka fytyrë t’u dal infermierëve përpara!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark