Olsi te “Xibraka”, Olsi te “Call-Center”, Olsi te "Bastet": Si u shpërblyen prokurorët e drejtuesit e policisë që shmangën vëllain e Kryeministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olsi te “Xibraka”, Olsi te “Call-Center”, Olsi te “Bastet”: Si u shpërblyen prokurorët e drejtuesit e policisë që shmangën vëllain e Kryeministrit

    Insajderi
    07 April 2024 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për dosjen “Call Center”, Policia e SPAK, që brenda tij është Edvin Kondili, ish-prokurori i Xibrakës, dekonspiruan aksionin e Policisë dhe Drejtësisë Spanjolle, duke zhdukur provat për Olsi Ramën, duke penguar partnerët e huaj për ta hetuar e marrë në pyetje, si dhe duke njoftuar e ndihmuar ortakun e tij Amant Josifi, të arratisjes në Dubai, 2 ditë para arrestimit…

    Shmangia e Olsi Ramës nga dosja “Xibraka”, nuk është rast i vetëm për policinë e prokurorinë, por vijim i shmangies së Argita Berishës nga dosja për gjobat ndaj investitorëve të huaj dhe e Shkëlzen Berishës nga dosja e Gërdecit.

    Siç u bë shmangia e Sali Berishës, Ilir Metës e Lulzim Bashës nga dosja “21 Janari”, shmangia e Edi Ramës, Engjëll Agaçit e Erjon Veliajt nga dosja “Landfillet”, Shmangia e Ilir Beqjes nga dosja “Sterilizimi”,  e Artan Lames nga 8 dosjet hetimore “Kadastra” etj,. etj.

    Por skandali me Olsi Ramën te dosja “Xibraka”, lidhet me 3 fakte të rënda, që vërtetojnë deklaratën e Altin Dumanit, se krerë të pushtetit e policisë janë të lidhur me krimin:

    Së pari/ Olsi Rama u identifikua me pamje, udhëtime e kontakte konkrete, si pjesë e grupit kriminal “Xibraka”, por shefat e policisë dhe prokurorët zhdukën provat e ndaluan hetimet për të.

    Së dyti/ Ato që zhdukën provat e Olsi Ramës nga dosja “Xibraka”, u shpërblyen:

    Olsian Çela u emërua Prokuror i Përgjithshëm; Edvin Kondili u emërua në SPAK e u tentua të emërohej drejtues; Neritan Nallbati u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale, ndërsa ma 24 shkurt 2024, kaloi vettingun policor megjithëse është i lidhur me krimin.

    Së treti/ Policia dhe Prokuroria Shqiptare, dekonspiruan aksionin e Policisë e Drejtësisë Gjermane në Xibrakë; devijuan provat, zvarritën e penguan hetimin për pjesën e përfshirjes së Olsi Ramës, njoftuan dhe ndihmuan krerët e grupit kriminal të arratiseshin.

    Të njëjtën gjë, por policia e SPAK, që brenda tij është Edvin Kondili, ish-prokurori i Xibrakës, bënë dhe me dosjen “Call-Center”, duke dekonspiruar aksionin e Drejtësisë Spanjolle, duke zhdukur provat për Olsi Ramën, duke penguar partnerët e huaj për ta hetuar e marrë në pyetje, si dhe duke njoftuar e ndihmuar ortakun Amant Josifi, të arratisjes në Dubai 2 ditë para arrestimit.

    Policia e SPAK, kanë zhdukur krejt provat për Olsi Ramën, si bosi i rrjetit kriminal “Call Center”, dhe kanë hequr nga procedimi penal ortakun e tij Amant Josifi, me justifikimin se po e heton Spanja, kur krimet i ka kryer në Shqipëri.

    Skandali thellohet me tej, me faktin që SPAK më 10 shkurt 2024, njoftoi se Amant Josifit i janë sekuestruar 2.2 milionë Euro, bizneset, pasuritë dhe llogaritë bankare të tij e familjarëve.

    Por rezulton, se Amant Josifit, babait Aleksandër Josifi dhe nënës së tij Krye-komisionere e Adminstratës Publike, Pranvera Strakosha, nuk i i janë sekuestruar as “1 cent e as 1 tullë”, sepse e dinë që shumica e atyre pasurive llogari bankare, vila, restorante, kafene, apartamente palestra, e salla biznesi “Call-Center” janë të Olsi Ramës.

    Edhe te dosja Call Center është përdorur e njëjta skemë si të dosja “Xibraka”, për të lënë jashtë hetimit Olsi Ramën, duke fshehur e zhdukur provat dhe duke penguar drejtësinë gjermane, spanjolle e EUROJUST, për të mos e marrë në pyetje Olsin, ndërsa Amant Josifin e Genci Xhixhën i ndihmuan të arratiseshin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark