Arrestohet një 33-vjeçar nga Kruja, vendosi tre herë lëndë eksploduese para një dere të mobilerisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 33-vjeçar nga Kruja, vendosi tre herë lëndë eksploduese para një dere të mobilerisë

    Insajderi
    07 April 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 33-vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi kishte vendosur tritol tre herë në një mobiler.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se i dyshuari vuri lëndë eksplozive në ambientet e jashtme të mobilierisë së një 48-vjeçari, në fshatin Rrashbull.

    “Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024. Nga shpërthimet ka pasë vetëm dëme të pjesshme materiale”.

    “Sekuestrohen dy automjete dhe dy celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark