Insajderi
Lajme

Menduh Thaçi: Kurti do zhvendosjen e vëmendjes nga Kosova në Maqedoni

Insajderi
09 April 2024 - 21:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Menduh Thaçi: Kurti do zhvendosjen e vëmendjes nga Kosova në Maqedoni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, që është në koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit, ka folur të martën në lidhje me ndërhyrjen e kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Thaçi ka përmendur tri arsyje hipotetike sipas të cilave Kurti “mund të ketë synime”.

“E para mendoj që është një tentim për zhvendosje të vëmendjes nga Kosova në Maqedoni dhe vështirësitë me të cilat përballet Kosova aktualisht mos të jenë pjesë e aktualitetit politik”, ka thënë ai në emisionin ‘Pressing’ të T7.

“E dyta, edhe kjo keq nëse është, kojshillëk drejt partnerëve tanë ndërkombëtar që ndikmi i Kurtit në Maqedoni është shumë i madh dhe për këtë duhet të kalkuloni në qasjen tuaj, kjo është fatale. Katastrofale”.

“E treta mund të jetë direkt personale apo individuale që ka të bëjë me raporte qoftë të miat apo të Ali Ahmetit me krahun e luftës të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark