Insajderi
Botë

“Do ta ndihmojmë Izraelin”- deklarimi i Biden përpara se Irani të lëshonte dronët

Insajderi
14 April 2024 - 00:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Do ta ndihmojmë Izraelin”- deklarimi i Biden përpara se Irani të lëshonte dronët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përpara se Irani të lëshonte dhjetëra dronë drejt Izraelit, presidenti amerikan Joe Biden të premten e bëri të qartë se SHBA do të ndihmonte në mbrojtjen e aleatit të saj.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit”, tha ai nga Shtëpia e Bardhë, sipas CNN, përcjell GAzeta Insajderi.

“Ne do të mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, tha tutje ai.

SHBA ka forca në Irak dhe Siri që potencialisht mund të përgjojnë dronët gjatë rrugës për në Izrael, në varësi të vendndodhjes nga e cila janë nisur.

Forcat e marinës amerikane në Detin e Kuq kanë kapur më parë raketa me rreze të gjatë të lëshuar nga Huthi në Jemen drejt Izraelit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark