Insajderi
Botë

SHBA-ja vazhdon rrëzimin e dronëve iranianë, e konfirmon zyrtari amerikan

Insajderi
14 April 2024 - 01:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA-ja vazhdon rrëzimin e dronëve iranianë, e konfirmon zyrtari amerikan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë “të rrëzojnë dronët e lëshuar nga Irani që synojnë Izraelin”, tha të dielën një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

Ai këtë e tha për CNN-in, duke shtuar se forcat amerikane do të ofrojnë mbështetje shtesë në rast nevoje, përcjell Gazeta Insajderi.

“Në përputhje me angazhimin tonë të çeliktë për sigurinë e Izraelit, forcat amerikane në rajon vazhdojnë të rrëzojnë dronët e lëshuar nga Irani që targetojnë Izraelin”, tha ky zyrtar.

“Forcat tona mbeten të vendosura për të ofruar mbështetje shtesë mbrojtëse dhe për të mbrojtur forcat amerikane që veprojnë në rajon”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark