Ilir Meta stërvitje në mbledhje, Caka zbulon çfarë ‘fshihet’ pas videove të politikanit shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Ilir Meta stërvitje në mbledhje, Caka zbulon çfarë ‘fshihet’ pas videove të politikanit shqiptar

    Insajderi
    20 April 2024 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi videot e Ilir Metës duke u stërvitur.

    Caka tha se videot realizohen gjatë mëngjesit dhe janë një formë komunikimi me publikun, ku përcillet mesazhi në një formë më të lehtë dhe argëtuese.

    Ajo shtoi se videot nuk duhet t’i çudisin qytetarët pasi janë pjesë e profilit të sportistit që ka qenë dikur Ilir Meta.

    “Ato video janë konsumi i mëngjesit, i qasjes me publikun në mëngjes. Komunikimi publik mëngjesin e ka më të lehtë, pastaj vjen dhe rëndohet. Mesazhet janë më personale më të zbutura, pasi është strategji komunikimi. Çfarë ndodh, është vënë në fokus për këtë a thua se ky njeriu po bënte diçka të jashtëzakonshme. Nëse e bën këtë gjë Edi Rama, po mund të të bëj habi se nuk vjen nga ky profil. Nëse e bën këtë gjë Ilir Meta, i cili ka qenë sportist dhe të gjithë e njohin, mos t’ju vijë çudi. Nuk ka pse të çuditet publiku.

    Gjuha e trupit është pjesë e komunikimit publik. Këta i harrojnë të gjitha tryezat që organizon Partia e Lirisë, këta i harrojnë të gjitha daljet publike të Ilir Metës ku flitet për të gjitha prioritet. Pse qenka gjithë ky kontrast kaq i madh kur një person bën politikën me kollare dhe bën dhe personazhin. Unë ju konfirmoj që videot janë strategji komunikimi”, tha Caka.

    /Euronews Albania/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark