
Prej këtij vendimi qeveritar të gjithë punëtorët në arsim do të jenë të barabartë dhe pensioni i tyre do të fillojë nga baza 150 euro, raporton Gazeta Zëri.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) llogarit se këtë të drejtë do ta fitojnë aktualisht 350 mësimdhënës që deri tash morën pension prej 75 eurove, dhe jo 150 euro, si pension i plotë.
Formulari për aplikim është shpërndarë nëpër DKA-të ku po merret dhe po plotësohet nga mësimdhënësit e dëmtuar. Sipas vendimit mësimdhënësi që ka punuar 8 vjet, dikush 2 vjet, dikush 3 vjet, do t’i kalkulohet përvoja e punës e secilit në përvojën totale, dhe nëse arrihen 15 vjet atëherë ai mësimdhënës kalon në pension kontributdhënës, sapo kalon në kontributdhënës e ka bazën 158 euro dhe pastaj varësisht nga kualifikimi shkollor që mund të ketë vazhdon përshkallëzimi.
Për përshkallëzim ose kategorizim vendimi do të sillet javën tjetër. Varësisht nga kualifikimi paga mund të rritet deri në 240 euro. (Zëri)