DASH ia përmend Qeverisë Kurti hetimet ndaj 5 ministrave dhe dy zëvendësministrave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    DASH ia përmend Qeverisë Kurti hetimet ndaj 5 ministrave dhe dy zëvendësministrave

    Insajderi
    23 April 2024 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 mbi Praktikat e Vendeve për të Drejtat e Njeriut. Pjesë e këtij raporti është edhe Kosova. Në këtë dokument, raportime të shumta pati edhe për korrupsion në Qeverinë Kurti.

    Kritika të ashpra Kosova mori për mos luftimin e korrupsionit brenda Qeverisë. Raporti thotë se gjyqësori nuk ka arritur të ofrojë gjithnjë një proces të drejtë. Me mangësira në llogaridhënien e zyrtarëve të drejtësisë, strukturat e gjyqësorit u ndikuan nga ndërhyrjet politike, emërimet e debatueshme dhe mandatet e paqarta, shkruan Insadjeri.

    Mes tjerash, në raportin e këtij viti, janë përmendur edhe pesë ministra dhe dy zëvendësministra me akuza për vepra të lidhura me korrupsionin.

    Mediat raportuan se Prokuroria Speciale dhe Njësia e Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës hapën hetime penale kundër të paktën pesë ministrave dhe dy zëvendësministrave me akuza për vepra të lidhura me korrupsionin. Më vete, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli fajtore ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë dhe i gjobiti respektivisht 700 euro (764 dollarë) dhe 500 euro (545 dollarë)”, thekson raporti.

    DASh përmend mes tjerash me emër e mbiemër një ministre dhe një zëvendësministre:

    “Ndaras, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli fajtore ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë dhe i gjobiti respektivisht 700 euro (764 dollarë) dhe 500 euro (545 dollarë).”


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark