Insajderi
Lajme

Krasniqi vizion Ganën në shtëpi pas ndërhyrjes kirurgjike në zemër

Insajderi
25 April 2024 - 16:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi vizion Ganën në shtëpi pas ndërhyrjes kirurgjike në zemër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja, Ganimete Musliu është vizituar sot nga kreu i PDK’së Memli Krasniqi.

Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Melizën, kanë vizituar deputeten Ganimete Musliun, e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër.

Krasniqi ka thënë se aktivizmi i Musliut në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar, derisa ka thënë se mez po presin rikthimin e saj.

“U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar.  Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tend”, ka shkruar Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark