Amnistia e nxori Isufin nga burgu, ai i kthehet sërish “profesionit” të vjetër, vjedh një makinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Amnistia e nxori Isufin nga burgu, ai i kthehet sërish “profesionit” të vjetër, vjedh një makinë

    Insajderi
    25 April 2024 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës kërkohet nga policia për vjedhje. I riu ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.

    Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë  një njësie shërbimi.

    Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.

    Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policinë që tashmë është në kërkim të tij./abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark