Insajderi
Lajme

Kuvend/ Mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi

Insajderi
30 April 2024 - 10:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuvend/ Mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit

Ali Lajçi i cili ka vdekur pardje. Homazhet po mbahen në hollin e Kuvendit nga ora 10:00 deri në 12:00.

“Të martën, më 30 prill 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Pjesëmarrës në homazhe pritet të jetë edhe kryeministri Albin Kurti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark