I kërkoi para për drogë/ Nëna tenton t’i japë fund jetës, pas konfliktit më të birin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I kërkoi para për drogë/ Nëna tenton t’i japë fund jetës, pas konfliktit më të birin

    Insajderi
    02 May 2024 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    TIRANË- Henri Breçani, 19 vjeç është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës.

    Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjisë.

    Gjatë shoqërimit, Henri Breçani ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

    Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

    Ai i ka kërkuar para, nenës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre. Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj./ abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark