Me mbi 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 38 vjeçari shqiptar në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me mbi 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 38 vjeçari shqiptar në Itali

    Insajderi
    03 May 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga agjentë të policisë së Reggio Emilia për drogë. Gjatë një kontrolli në makinë, shqiptarit iu gjetën mbi 1 kilogramë kokainë.

    Mëngjesin e 29 prillit, policia vuri re një makinë që lëvizte në mënyrë anormale, me shpejtësi të reduktuar dhe duke ndaluar për ndalesa të shkurtra pranë mjeteve të tjera.

    Në atë moment u aktivizua kontrolli, por burri që drejtonte makinën u përpoq të arratisej duke u kthyer papritur mbrapa. Megjithatë, një tjetër makinë policie e pengoi të arratiset.

    Gjatë kontrollit u gjet një sasi e madhe lënde narkotike. Për këtë arsye personi u arrestua nën akuzën e trafikut të drogës dhe u dërgua në burg në dispozicion të organeve të drejtësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark