Insajderi
Lajme

Kurti në drekë me Komandantin e FSK’së, Bekim Jasharin, e lavdëron  për rritjen e Ushtrisë

Insajderi
07 May 2024 - 10:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti në drekë me Komandantin e FSK’së, Bekim Jasharin, e lavdëron  për rritjen e Ushtrisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti dhe Komandanti i FSK’së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari janë takuar mbrëmë për darkë në një restorant.

Kryeministri Kurti përmes  një postimi në facebook ka lavdëruar punën e Komandant Jasharit për ngritjen e FSK’së që nga marrja e mandatit, shkruan Insajderi.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark