Drejtoria e Burgjeve i jep leje Erdgys Arrazit të shkojë në varrimin e 2 fëmijëve, pritet konfirmim nga prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoria e Burgjeve i jep leje Erdgys Arrazit të shkojë në varrimin e 2 fëmijëve, pritet konfirmim nga prokuroria

    Insajderi
    08 May 2024 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare, trupi i së cilës u gjet ditë më parë.

    Arrazit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk i është miratuar ende leja nga ana e Prokurorisë për të marrë pjesë në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.

    Ditën e djeshme, Erdgys Arrazi u la në burg nga gjykata e Shkodrës ndërsa ai vetë deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër, shkruan Top Channel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark