Insajderi
Lajme

Shkenctarët thonë se muaji prill ishte rekord i temperaturave

Insajderi
08 May 2024 - 15:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkenctarët thonë se muaji prill ishte rekord i temperaturave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Muaji prill i vitit të sivjetmë ishte më i ngrohtë se çdo prill i mëparshëm qëkur shkencëtarët kanë nisur mbledhjen e të dhënave.

Sipas agjencisë për ndryshime klimatike në Evropë ‘Copernicus’, prilli është muaji i 11-të radhazi që temperaturat thyejnë rekordet e mëparshme.

Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga kjo agjenci, temperatura e ajrit sipërfaqësor muajin e kaluar ishte 15.03 gradë celsius, që është 0.67 gradë më lartë se mesatarja për prillin e llogaritur midis 1991-tës dhe 2020-s.

Kjo është gjithashtu 1.58% më e lartë se pika e referencës e përcaktuar në Samitin e Klimës në Paris.

Sipas studimit, edhe temperaturat globale të sipërfaqes së detit në shumicën e oqeaneve të botës mbetën në nivele jashtëzakonisht të larta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark