Në Shëngjin vdes një tjetër punëtor ndërtimi! 50-vjeçarit i bie dërrasa në kokë! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Shëngjin vdes një tjetër punëtor ndërtimi! 50-vjeçarit i bie dërrasa në kokë!

    Insajderi
    11 May 2024 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Një tjetër aksident në punë me pasoje vdekjen ndodhi këtë të shtune në Shëngjin. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13 e 30 minuta ne zonën e Kunes, ndërsa viktimë mbeti Preng Gjoni rreth 50-vjeç.

    Ai po punonte në kantierin e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin ku mori goditjen fatale në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga objekti.

    Punëtori u transportua me makinë private në urgjencën e Spitalit të Lezhës pa shenja jete, ndërsa personat që e transportuan në spital u larguan duke humbur gjurmët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark