Insajderi
Lajme

Jahjaga e takon ish-kryeministrin spanjoll, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Insajderi
12 May 2024 - 16:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jahjaga e takon ish-kryeministrin spanjoll, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid, e ka takuar ish-kryeministrin spanjoll, Jose Luis Rodríguez Zapatero.

Jahjaga tha se me Zapateron, se kanë biseduar edhe për “domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike”.

“Biseduam për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit, si dhe për nevojën dhe domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike. Gjithashtu, si një feminist i vërtetë biseduam edhe për pozitën e gruas në shoqëritë tona”, tha Jahjaga.

Ish-shefja e shtetit theksoi po ashtu e ka falënderuar ish-kryeministrin spanjoll, për shërbimin e trupave spanjoll brenda KFORIT në Kosovë për ruajten e paqes dhe sigurisë në vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark