Abdixhiku kopjon fjalët e Rugovës, por bie në sy gabimi i tij i madh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku kopjon fjalët e Rugovës, por bie në sy gabimi i tij i madh

    Insajderi
    13 May 2024 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin. Ai është pritur në Sharr nga kryetari Bexhet Xheladini. Dhe jo vetëm. Lumiri ka publikuar fotografi pranë Qenit të Sharrit, ose siç e quante Presidenti historik, Ibrahim Rugova, “Qeni Mollos Ilir” duke e cilësiar si qen autokton i Kosovës.

    Në njoftimin që ka bërë Abdixhiku në Facebook, ka kopjuar fjalët e presidentit Rugova, por ka bërë një gabim.

    “Qeni i Sharrit” e ka shkruajtur me shkronjë të vogel.

    “Qeni ilir, qeni i sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare!”, thotë në statusin e tij kreu i LDK’së.

     Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova kishte kerkuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Kenologëve që i qeni i Sharrit të regjistrohet si qen autokton i Kosovës. 

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark