“Po kërkon shpëtimtarët”- Haradinaj e sheh ndryshe ftesën e Kurtit, tregon qëndrimin e AAK’së për zgjedhjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po kërkon shpëtimtarët”- Haradinaj e sheh ndryshe ftesën e Kurtit, tregon qëndrimin e AAK’së për zgjedhjet

    Insajderi
    13 May 2024 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ftesën e kryeministrit Albin Kurti, Ramush Haradinaj po e sheh ndryshe. Ai thotë se Kurti po “kërkon shpëtimtarët e tij” për të quar vendin në zgjedhje, shkraun Insajderi.

    “Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet”, shkruan Haradinaj pas takimit që zhvilloi Kurti me kreun e PDK’së Memli Krasniqin.

    Në parim, Haradinaj thotë se AAK “do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit”.

    Reagimi i tij i plotë:

    Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S’ka asnjë medyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij.

    Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark