Një ditë pasi i refuzoi darkën Kurtit - Abdixhiku del me qëndrime të partisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ditë pasi i refuzoi darkën Kurtit – Abdixhiku del me qëndrime të partisë

    Insajderi
    14 May 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar qëndrimet e partisë që drejton një ditë pasi ka refuzuar darkën e ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me liderët e partive opozitare.

    Abdixhiku ka thënë se zgjidhja për situatën ku gjendet Kosovës është shumë e thjeshtë duke potencuar se fillimisht Kurti duhet të japë dorëheqje dhe më pas të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

    Kreu i LDK-së tutje ka thënë se pas më shumë se tri viteve popullizëm dhe pa ndonjë progres të dukshëm, pas polarizimit të skajshëm të shoqërisë dhe pas një propagande pa asnjë konsideratë njerëzore, Kurti ka zgjedhur instrumentalizimin e opozitës për ta shpëtuar vetveten nga dështimi i madh.

    Abdixhiku ka thënë se LDK-ja nuk bëhet pjesë e një instrumentalizimi të tillë dhe shton se fatkeqësisht Kurti e ka gjetur aleatin për një gjë të tillë, duke aluduar në kreun e PDK-së, Memli Kransiqin, i cili ishte i vetmi që i shkoi Kurtit në darkë.

    Kreu i LDK-së ka thënë se LDK është e gatshme të kërkojë votë dhe të marrë përgjegjësi përmes programit të saj politik “Rruga e Re” derisa ka shtuar se për një gjë të tillë, Kurti duhet të japë dorëheqje, të shpërndahet Kuvendi dhe më pas të caktohet data e zgjedhjeve.

    Darkën e Kurtit e ka quajtur si një farsë dhe ka thënë se LDK-ja s’bëhet pjesë e asnjë marrëveshje të paracaktuar prapa dyerve të mbyllura të darkave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark