TEB dhe SIGAL UNIQA Group AUSTRIA - Kosovë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e produketeve të sigurimeve - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    TEB dhe SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosovë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e produketeve të sigurimeve

    Insajderi
    16 May 2024 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtuesit e Bankës TEB Sh.A. dhe Kompanisë së sigurimeve, Sigal Life Uniqa Group Austria e Sigal Uniqa Group Austria kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse të produkteve te sigrurimit përmes bankës për klientët e saj.

    Banka TEB është licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) si ndërmjetësues në shitjen e produkteve të sigurimeve “Jetë” dhe “Jo-Jetë” (Life – NonLife) për kompanitë e sigurimeve Sigal Life Uniqa Group Austria e Sigal Uniqa Group Austria. Ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve do të ofrojë siguri financiare për Bankën dhe do të fuqizojë klientët.

    Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga Kryesuesi i Divizionit të shitjes për klient individual të Bankës TEB, Edmond Jashari dhe kryeshefët ekzekutiv të Sigal Uniqa Group e Sigal Life Uniqa Group, Perparim Drini e Kaltrina Gashi.

    Me produktet e sigurimeve të ofruara, klientët e Bankës TEB do përfitojnë nga ekspertiza e dy institucioneve duke pasur lehtësi në marrjen e produkteve kreditore dhe marrjen e shërbimeve tjera të sigurimeve.

    #TEB Bankë për një botë në lëvizje 🌟


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark