Hovenier: Mbështesim një Kosovë demokratike, jemi kundër gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTQI+ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: Mbështesim një Kosovë demokratike, jemi kundër gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTQI+

    Insajderi
    17 May 2024 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se mbështesin një Kosovë të lirë dhe demokratike e gjithashtu tha se janë kundër çdo forme të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+.

    “Ambasadori Hovernier u bashkua me miqtë kosovarë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe kolegët diplomatë në Prishtinë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë sot”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    “Ndërsa vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të mbështetur një Kosovë të lirë, paqësore dhe demokratike, ne qëndrojmë së bashku kundër çdo forme dhune apo gjuhës së urrejtjes ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTQI+. Të drejtat #LGBTQI+ janë #Të Drejtat e Njeriut”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark