Insajderi
Lajme

Mërgimtari gjen bimë kanabisi në pronën e tij, lajmëron policinë

Insajderi
21 May 2024 - 10:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mërgimtari gjen bimë kanabisi në pronën e tij, lajmëron policinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në fshatin Celinë të Rahovecit janë gjetur disa bimë kanabis në pronën e një mërgimtari.

Mërgimtari i cili ka parë që në pronën e tij ka  bimë kanabis ka njoftuar policinë. Sipas raportit të policisë, bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura. Policia dyshon se bimët kanë mbi vetvetiu, shkruan Insajderi.

Bimët e gjetura janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE

Rahovec / 20.05.2024 – 11:30. Në pronën e dëshmitarit mashkull kosovar janë gjetur disa bimë kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e DHTN-së të cilët kanë vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që ngrit dyshimet se janë bimë të egra të cilat mbijnë vetvetiu. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark