“Dasma e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dasma e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë

    Insajderi
    21 May 2024 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkia e Tiranës distancohet nga ceremonia e çiftit të së njejtës gjini, Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara zhvilluar në tarracën e saj të dielën.

    Sipas zyrës së shtypit  bashkia ka dhënë leje për përdorimin e tarracës pas kërkesës së njërës prej vajzave, pa pagesë. Një kërkesë të tillë sipas saj mund ta bëjë çdo qytetar i Tiranës.

    Nënkryetarja e bashkisë Frida Pashako  e pranishme në ceremoni, sipas zyrës së shtypit ka qenë për të bërë vetëm një urim.

    Dy vajzat  e veshura me të bardha u “kurorëzuan” nga një pastor sipas tij  i kredituar nga Bashkimi Baptis Anglez  në prani të rreth  80 personave dhe  dy vjazave të tyre  binjake të ardhura në jetë tre vite më parë me metodën invitro./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark