“Prindërit nuk donin të vinin” - flasin Edlira dhe Alba për herë të parë pas martesës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prindërit nuk donin të vinin” – flasin Edlira dhe Alba për herë të parë pas martesës

    Insajderi
    21 May 2024 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çifti i së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba të cilat kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe u veshën me fustane të bardhë nusërie, kanë reaguar për herë të parë në media pas ditës së tyre më të lumtur.

    Në një intervistë për “Euronews Albania”, ato kanë treguar mbi emocionet e ditës së tyre të celebrimit, si dhe kanë folur mbi reagimet aspak pozitive që kanë ardhur nga Kisha Katolike.

    “Vendosëm të kishim bekimin e Zotit, sepse pse jo? Ndaj morëm pastorë për të na celebruar. Jemi njerëz besimtarë kështu që çfarë na pengon që ata njerëz të Zotit pa thonjëza janë të gatshëm të na bekojnë. Për më tepër Kisha Katolike të mbajë çfarë qëndrimi të dojë është e drejta e tyre. Dy pastorët ishin shumë entuziastë, sepse ishte diçka e re edhe për ta”, është shprehur Alba.

    Edlira dhe Alba nën prezencë të vajzave të tyre, i dhanë premtimet njëra- tjetrës dhe mbi të gjitha para Zotit siç shprehen ato, në ambientet e Bashkisë Tiranë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark