Prishjet e aparaturave të rëndësishme në Radiologji po shkaktojnë pritje të gjata - drejtoresha s'ndërmerr asnjë veprim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishjet e aparaturave të rëndësishme në Radiologji po shkaktojnë pritje të gjata – drejtoresha s’ndërmerr asnjë veprim

    Insajderi
    27 May 2024 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e disa muaj në repartin e Radiologjisë në Klinikën Universitare të Kosovës (QKUK), ka prishje të aparaturave, aparatura këto tejet të nevojshme për pacientët.

    Insajderi ka mësuar se dy CT (tomografi të kompjuterizuara) dhe një RTG (Radiografi) janë jashtë funksionit. Si rrjedhojë lista e pacientëve po shënon rritje ndërkohë që të njëjtit herë pas here po referohen e detyrohen që herë pas herë t’i kryejnë jashtë QKUK-së këto trajtime.

    Disa prej këtyre pacientëve, siç i është thënë Insajderit në pamundësi të kushteve ekonomike por presin derisa aparaturat të rregullohen.

    Ndërkohë, në dijeni se këto mjete mjekësorë janë jashtë funksionit, pra se janë prishur në dijeni është edhe drejtoresha e Radiologjisë, Shkëndije Nuza.

    Insajderi ka përcjellur pyetje në SHSKUK dhe në adresë të drejtoreshës por që nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

    Nuza është kontatuar direkt edhe në telefon, por sërish nuk është përgjigjur.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark