Insajderi
Lajme

Maqedonci: Kërcënimi nga Serbia është i vazhdueshëm, kemi rritur kapacitetet e ushtrisë

Insajderi
29 May 2024 - 09:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Maqedonci: Kërcënimi nga Serbia është i vazhdueshëm, kemi rritur kapacitetet e ushtrisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se edhe pse nuk mendohet se lufta do të nisë nesër, sërish indikacionet politike të bëjnë të mendosh se gjërat do të arrijnë në atë pikë.

Ai e cilësoi si shqetësuese faktin se politikisht Serbia vazhdon të ketë një qasje agresive ndaj Kosovës, ndërsa ushtarakisht ajo po rrit kapacitetet, gjë që sipas Maqedoncit është shqetësuese për të gjithë rajonin.

“Nuk është se lufta do të fillojë nesër. Por indikacionet politike nuk japin zgjidhje tjetër nëse vazhdohet me këto formate politike. Mandati i KFOR-it është ruajtja e kufirit, por krahas kësaj ne po zhvillojmë ushtrinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet dhe me të gjitha trajnimet e nevojshme dhe po përpiqemi për të qenë të gatshëm gjithmonë për të mbrojtur territorin e vendit tonë, pa cënuar territorin e asnjë vendi përreth dhe këtë do e bëjmë me çdo mjet e çdo kusht nëse paraqitet nevoja. Synim duhet të jetë paqja, stabiliteti dhe integrimi në NATO. Shqetësues mbetet fakti që Serbia politikisht ka qasje negative në raport me republikën e Kosovës dhe ushtarakisht të rrisë kapacitetin e saj. Kjo krijon pasiguri jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin”, tha Maqedonci për Euronews albania.

Mqedonci, është shprehur se Kosova ka kërcënime të vazhdueshme nga ana e Serbisë.

Ai tha gjithashtu se janë 48 baza të Serbisë që ndodhen shumë pranë kufirit me Kosovën dhe përbëjnë kërcënim jo vetëm për vendin, por edhe për paqen dhe sigurinë në rajon.

“Për disa vite kemi një militarizim të Serbisë, si në aspektin e furnizimit me sisteme të armatimit, në tentativën për të rritur numrin e personelit ushtarak, edhe në plotësimin e njësive të saj. Për disa vite ne jemi dëshmitarë që Serbia mban tre nga katër brigadat e saj në jug të territorit të saj, jo shumë larg kufirit me Kosovën.

Gjithashtu mban 48 baza ushtarake, 20 prej tyre të xhandarmërisë dhe 28 ushtarake, me distancë 300 metra deri në 5 kilometra nga vija kufijtare me Republikën e Kosovës. Këto normalisht paraqesin kërcënim, janë një vegël presioni ndaj Kosovës, por edhe paqes e stabilitetit në rajon”, tha Maqedonci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark