U rrah brutalisht nga tre persona, avokati i Sali Berishës futet në intubim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U rrah brutalisht nga tre persona, avokati i Sali Berishës futet në intubim

    Insajderi
    29 May 2024 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi është futur në intubim.

    Gjendja e shëndetësore e avokatit paraqitet e rënduar për shkak të hematomave që ka në kokë.

    Aktualisht ai ndodhet i intubuar në reaminacionin e spitalit të Traumës.

    Kështu bëjnë me dije burime për Euronews Albania.

    Tre persona kanë dhunuar pedagogun e drejtësisë dhe avokatin e ish-kryeministri Sali Berisha, Sokol Mëngjesin paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Avokati u godit me sende të forta në mes të ish-bllokut.

    Pedagogu i drejtësisë, njëherazi dhe avokat i ish-kryeministrit Berisha u qëllua me levë teksa po dërgonte djalin në kopsht

    Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 08:50 minuta në rrugën “Pjetër Bogdani”, në ish-Bllok.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark