Policia e Shqipërisë vendos shpërblim 20 mijë euro kush ka informacion për sulmuesit e avokatit të Sali Berishës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Shqipërisë vendos shpërblim 20 mijë euro kush ka informacion për sulmuesit e avokatit të Sali Berishës

    Insajderi
    29 May 2024 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë euro në dispozicion të qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.

    Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj tha se organizatori i ngjarjes është identifikuar Dorian Alia, i cili është vetë dorëzuar, ndërsa tre të tjerët janë në kërkim.

    Dorian Alia u identifikua si organizator i kësaj ngjarje kriminale, materialet do i kalojnë prokurorisë për veprën penale vrasja e funksionarëve të lartë, e mbetur në tentativë.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, vazhdon operacionin për kërkimin dhe kapjen e 4 personave të shpallur në kërkim.

    Drejtoria e Tiranës kërkon ndihëm e qytetarëve dhe për çdo informacion vendos në dispocion 20 mijë euro“-tha në konferencë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark