Haradinaj nderon heronjtë Safet Boletini dhe Ejup Kasumi: I përjetshëm kujtimi për ta! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nderon heronjtë Safet Boletini dhe Ejup Kasumi: I përjetshëm kujtimi për ta!

    Insajderi
    31 May 2024 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 31 majit të vitit 1999.

    Haradinaj ka thënë se muaji Maj shënon heroizmin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të luftëtarëve të lirisë.

    “31 Maji shënon heroizmin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të luftëtarëve të lirisë, Safetit nga familja e Heroit Isa Boletini, dhe Ejup Kasumi nga Strofci i Vushtrrisë.

    Sot, me kryetarin e Aleancës në Mitrovicë, Qazim Nimani, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri. Po ashtu, ndaluam për të shprehur ngushëllime në familjen Salihu, pas humbjen e djalit të tyre, Qlirimit”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka kujtuar edhe sakrificën e familjes së Selatin Gërxhaliut.

    “Gjithashtu, sot kujtojmë sakrificën e familjes së Selatin Gërxhaliut, që 25 vjet më parë u ekzekutuan pa mëshirë vetëm pse ishin shqiptarë në tokën e tyre. Në përpjekje për të mbrojtur familjen, ra heroikisht edhe i zoti i shtëpisë Selatini, luftëtar i dalluar i Brigadës 142 “Mehë Uka”. Kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm, duke frymëzuar brezat e ardhshëm me dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj kauzës kombëtare. 

    Paqe e lavdi për të rënët. U jetësoftë ëndrra e tyre!”, është shprehur Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark