Insajderi
Lajme

Kurti takohet me shkrimtarin e njohur turk: Nuk e besova që po më fton për darkë

Insajderi
04 June 2024 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti takohet me shkrimtarin e njohur turk: Nuk e besova që po më fton për darkë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti është takuar me shkrimin e njohur turk, Orhan Pamuk.

Takimi mes tyre ka ndodhur në Stamboll dhe Kurti thotë se nuk besonte se shkrimtari i njohur po e fton për darkë.

“Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, ka shkruar ndër të tjera i pari i qeverisë së Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark