Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në Fushë Kosovë

    Insajderi
    05 June 2024 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet për disa vjedhje të rënda.

    Rastet kanë ndodhë në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fishë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.

    Puna e hetuesve policor,  është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të  arrestojnë personin e dyshuar.

    Personi i dyshuar A.H, mashkull 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor  po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me  rastet ( tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark