Insajderi
Lajme

Arrestimet e kosovarëve në Serbi, MPJ i drejtohet Kanadasë për ndihmë

Insajderi
06 June 2024 - 12:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestimet e kosovarëve në Serbi, MPJ i drejtohet Kanadasë për ndihmë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kanadasë që të ndalojë arrestimin e shtetasve të Kosovës nga autoritete serbe nëpër pika Kufitare.

Serbia nuk është duke u ndaluar së arrestuari kosovarë nën akuzën se gjoja kanë kryer krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Aktualisht janë shtatë kosovarë që janë duke u mbajtur nëpër burgjet e Serbisë.

Për lirimin e tyre, MPJD përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Otava, ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, si sponsorizuese e  iniciatives kanadeze që ndalon veprimet e tilla arbitrare të shkaktuara nga shtetet e ndryshme për qytetarët e vendeve tjera, pjesë e së cilës është edhe Republika e Kosovës.

Kërsht ka bërë të ditur MPJD përmes një përgjigje dhënë Gazetës Insajderi.

Tutje, në përgjigjet e tyre MPJ njofton se përmes zyrës ndërlidhëse në Beograd ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Serbisë sqarime për arsyet e arrestimeve të shtetasve kosovarë.

“Zyra Ndërlidhëse, po ashtu në secilin rast të arrestimeve të tilla, ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë që të njoftohet me rrethanat e rasteve të këtyre arrestimeve, duke kërkuar sqarime konkrete për arsyet e arrestimeve si dhe trajtimin që autoritetet serbe e aplikojnë ndaj tyre”, thuhet në përgjigjen e MPJD’së.

Ministra njofton po ashtu se të arrestuarit janë viziutar rregullisht nga diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, përveç vizitave të rregullta në burg si dhe pjesëmarrjes në seancat gjyqësore, si dhe komunikimit me familjarët dhe avokatët mbrojtës të tyre, i ka njoftuar rregullisht, përmes shkresave dhe takimeve, misionet diplomatike të akredituara në Serbi, me theks të veçantë ato të vendeve të Kuint-it”, thuhet në përgjigje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark